Rreth Astraplan sh.p.k - Profili i kompanisë

PROFIL I DETEJUAR:


ASTRAPLAN SHPK është themeluar në vitin 2007, fillimisht aktivitetin e shtrinë në fushën e projektimit me të gjitha fazat e projektit si: arkitekturës, statikës, elektrikës, hidroteknikës, sistemit të ngrohjes e ventilimit, si dhe në fushën e inxhinierisë së ndërtimit dhe restaurimit (rindërtimit) duke përfshirë ekzekutimin e punimeve në objekte të ndryshme si: ndërtime të larta, shkolla, spitale, objekte të ndryshme administrative, afariste, banimit kolektiv e individual, objekte bujqësore, etj. Njëkohësisht edhe projekte infrastrukturore si rrugë, ujësjellës, kanalizime të ujërave të zeza e atmosferike, etj.

ASTRAPLAN SHPK ndër vite është rritur në vazhdimësi dhe e ka zgjeruar veprimtarinë e vet edhe në fushën e telekomunikacionit, falë një profesionalizmi dhe përkushtimi moral, intelektual dhe profesional të stafit udhëheqës, teknikës së përdorur si dhe mjetet që disponon ne këtë fushë (veprimtari) është lider për projektimin dhe ndërtimin e rrjetave Telekomunikues me kabllo optike në tërë Kosovën. Deri në vitin 2015 janë realizuar rreth 300,000m rrjeta Telekomunikues me kabllo optike për lidhjen e BTS-ave si dhe rrjetave te GPON-it ne ter territorin e Kosovës .

Astraplan ka përfunduar me sukses dhe profesionalizëm me qindra kontrata te projekteve te ndryshme fal stafit dhe bashkëpunëtoreve profesional.


Jemi përfaqësueses te firmave me te njohura Gjermane per teknologji te shtrirjes dhe instalimit te kabllove optike dhe energjetike siç është LANCIER CABLE GmbH si dhe VETER GmbH per teknologji dhe aksesore te te gjitha llojeve te gypave dhe kabllove.




Kompania Astraplan shpk është e certifikuar me standardet:

ISO 9001:2008, ISO 14001:2004, BS OHSAS 18001:2007





Kliko mbi logo:

ISO 9001:2008

ISO 14001:2004

BS OHSAS 18001:2007

.